Vendimet e Këshillit Bashkiak për rezervuarin e fshatit Mal Bardhë!
Banorët e fshatit Mal Bardhë, në Milot, vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm për shkak të amortizmit të rezervuarit dhe kanë dorëzuar pranë Këshillit Bashkiak Kurbin një peticion dhe një raport teknik me rekomandime për zgjidhjen e situatës.
Në këtë seri të dytë do të dëgjoni intervistën e zhvilluar me një prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe kryeplakun e fshatit, të cilët na kanë dhënë disa përgjigje lidhur me kërkesat e banorëve.
Iniciativa “Rikonstruksioni i Rezervuarit të fshatit Mal Bardhë” po zbatohet nga Endri Kola, me qëllim angazhimin qytetar për zgjidhjen e problematikave komunitare dhe mbështetet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjensisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Për të dëgjuar serinë e parë të podcast-it klikoni këtu.
Producente: Livia Kreko
Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP.