Zotërimi i Durrësit nga Mbretëresha Teuta, vetëm një legjendë

“Kultura në 1 minutë” / Episodi 9

Imazhin e Mbretëreshës Teuta e keni parë shpesh të lidhur me qytetin e Durrësit, por historia dëshmon se ajo nuk mundi të kishte një lidhje reale me qytetin, për sa kohë nuk mundi ta zotëronte atë.

Ajo ishte gruaja e dytë e mbretit Agron dhe nisi sundimin pas vdekjes së tij, rreth vitit 230 p.e.s. Mbretërimi i shkurtër i Teutës për 3 vite u shënjua nga një luftë e ashpër me Romën,  që njihet si Lufta e Parë Iliro-Romake. Njëri nga shkaqet kryesore për nisjen e kësaj lufte ishte edhe dëshira e Teutës për të sunduar Epidamnin (Durrësin).

Por Mbretëresha Teuta mbeti vetëm një legjendë për lidhjen e saj me Durrësin dhe nuk mundi ta sundonte atë në asnjë moment. Ushtria e saj e sulmoi 2 herë qytetin, por u mund duke mos arritur ta kontrollonte dot.

Arkeologu Jani Koçillari rrëfen për historinë e vërtetë të Teutës në raport me Durrësin, duke i ndarë faktet nga legjenda.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar në krye.

_________

Producent dhe narrator: Geri Emiri
Informacioni historik: Dorian Hatibi
Video-produksioni: Arlind Veshti

Kjo seri videosh informuese po zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet dhe opinionet e shprehura në video i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit”.

Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.

Referenca: 1. Polybius: “The Histories”. Fq. 2.11-12. Përkthyer nga William Roger Paton (1857-1921);

2. Appian: “Illyrian Affairs”. 2.7. Përkthyer nga Horace White (1916).


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109