Të rinjtë në Durrës aftësohen në teknikat e raportimit të lajmit

30 të rinj u trajnuan në qytetin e Durrësit, mbi procesin e shkrimit dhe raportimit të lajmit, duke u njohur edhe me qasjen hulumtuese. Në datat 12 dhe 13 dhjetor, studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe të rinj, u përfshinë në trajnimin me temë “Nga ABC-ja e gazetarisë tek hulumtimi”.

Ai u realizua në kuadër të projektit “Formimi i Liderëve Rinor për Mobilizim Komunitar”, zbatuar nga Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Durrës (CSDC), mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe financuar nga Qeveria Suedeze.

Të rinj gjatë trajnimit të zhvilluar më datë 12 dhjetor. Foto: Livia Kreko, CSDC Durrës

“Ky projekt ka për qëllim zgjerimin e aftësive të komunitetit për veprimtari gjithëpërfshirëse, për të siguruar përfaqësimin e komunitetit në procese vendimmarrëse”, shpjegoi Mirjam Reçi, drejtoreshë ekzekutive e CSDC Durrës.

Në pjesën e parë trajnimi u fokusua në procesin e shkrimit dhe raportimit të lajmit, ndërsa në pjesën e dytë u trajtuan teknikat e hulumtimit, me qasje drejt çështjeve lokale.

Të rinj gjatë trajnimit të zhvilluar më datë 12 dhjetor. Foto: Livia Kreko, CSDC Durrës

“Ishte një trajnim shumë i vlefshëm. Mësuam parimet bazë të shkrimit dhe raportimit të lajmit, si të hulumtojnë dhe mbi të gjitha ishte një trajnim jo monoton”, tha Drilona Ramaj, pjesëmarrëse në trajnim.

Në kuadër të trajnimit, editori i medias Amfora.al, Geri Emiri, në rolin e trajnerit përgatiti dhe publikoi një manual të shkurtër [kliko këtu] me fokus tek shkrimi, raportimi i lajmit dhe teknikat hulumtuese.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109