Dezinformimi ekonomik: Tregu apo shteti?-“Diskuto” | Ep. 8

Me ekspertin e ekonomisë, Klodian Muço, diskutuam dezinformimin ekonomik dhe realitetin mbi çmimet e naftës. Një bisedë interesante që ju ftojmë ta ndiqni.

Diskutimet mbi dezinformimin ekonomik dhe mënyrën se si ai ndikon perceptimin e qytetarëve për çështje të përditshme si çmimet e naftës, po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në hapësirën publike. Narrativa të ndryshme, shpesh të bazuara në interpretime të pjesshme apo informacione të paqarta, qarkullojnë në media dhe rrjete sociale, duke krijuar konfuzion mbi faktorët realë që ndikojnë në treg dhe ekonominë e përditshme.

Në këtë episod të emisionit “Diskuto”, ndalemi te këto tema së bashku me ekspertin e ekonomisë, Klodian Muço, duke analizuar se si ndërtohen dhe përhapen narrativat mbi çmimet e naftës dhe cilat janë mekanizmat realë që i përcaktojnë ato. 

Një bisedë interesante që ju ftojmë ta ndiqni.

Ekipi realizues

Producent: Geri Emiri
Ideja dhe moderimi: Ruel Domi
Video-produksioni: Ekipi i Medias Amfora