Siguria kombëtare: Propagandë apo nevojë reale?
Me pedagogun dhe juristin Evarist Beqiri diskutuam çështjet e sigurisë, narrativat dezinformative mbi sigurinë kombëtare dhe aktualitetin gjeopolitik.
Diskutimet mbi çështjet e sigurisë, sfidat që lidhen me narrativat dezinformative dhe mënyrën se si ato ndikojnë perceptimin publik mbi sigurinë kombëtare dhe zhvillimet gjeopolitike, mbeten thelbësore në debatin aktual. Narrativa të ndryshme, shpesh të ndërtuara mbi pasiguri apo interpretime të pjesshme, qarkullojnë në media dhe hapësirën publike, duke ndikuar në mënyrën se si qytetarët i kuptojnë rreziqet dhe dinamikat ndërkombëtare.
Në këtë episod të emisionit “Diskuto”, gazetari Ermal Peçi ndalet në këto tema së bashku me pedagogun dhe juristin Evarist Beqiri, duke analizuar se si ndërtohen dhe përhapen këto narrativa në kontekstin aktual, si dhe çfarë ndikimi kanë ato në opinionin publik.
Biseda trajton gjithashtu rëndësinë e një qasjeje të informuar dhe kritike ndaj informacionit, sidomos në një kohë kur zhvillimet gjeopolitike dhe çështjet e sigurisë janë gjithnjë e më të ndërlidhura me mënyrën se si ato komunikohen dhe interpretohen.
Ekipi realizues
Producent: Geri Emiri
Ideja dhe moderimi: Ruel Domi
Video-produksioni: Ekipi i Medias Amfora