Pushime të përgjuara, si i survejonte komunizmi turistët e huaj

“Kult Kast” – Emisioni 1.  

Shërbimi sekret shqiptar, i njohur si “Sigurimi i Shtetit” përgjatë viteve të komunizmit, survejonte dhe fuste në sitë çdo turist të huaj që paraqiste kërkesë apo që arrinte të vinte në Shqipëri për turizëm.

Pranë qendrës së qytetit të Durrësit këtë verë hapi dyert banesa-ekspozitë “Turistë të Përgjuar” (“Peeping Tourist”), e ideuar nga ekspertet e turizmit në vendin tonë dhe pedagoget e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës, Brunilda Liçaj dhe Arjana Isaku.

Ato sjellin në emisionin “Kult Kast” të Medias Amfora, detaje të reja për mënyrën se si kontrolloheshin paraprakisht aplikimet nga të huajt që dëshironin të vizitonin Shqipërinë përgjatë komunizmit, survejimi që i bëhej atyre, guidave dhe ndalimi për të shkelur rregulloret e kohës.

“Kult Kast” – Video-seria 1

Njihuni përmes videos më lart me detaje nga banesa-ekspozitë, që ilustron përgjimin e turistëve përjgatë komunizmit dhe rindërton një banesë tipike të asaj periudhe. Gjithashtu mësoni më shumë për përshtypjet e turistëve për Shqipërinë e kohës, duke u njohur edhe me aktet rebele të disa prej tyre.

Ekipi realizues:  

Ideja dhe moderimi: Geri Emiri;
Video-produksioni: Arlind Veshti;
Ndihmoi: Ekipi i Medias Amfora.

Redaksia - Amfora.al

Amfora.al është një media online kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me fokus në qytetin e Durrësit. Ne synojnë informimin e qytetarëve për zhvillimet mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e redaksisë së Medias Amfora.

Lajme të ngjashme


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109