Amfora
  • Fillimi
  • Lajme
  • Analiza
  • Investigime
  • Podcast
    • Zëri i Kulturës
  • Blog
    • Opinion
  • Videogaleri
  • Në fokus
    • Analiza
    • Dezinformim
    • Turizëm
    • Mjedis
    • Kultura në 1 Minutë
Search...
  • Fillimi
  • Lajme
  • Analiza
  • Investigime
  • Podcast
    • Zëri i Kulturës
  • Blog
    • Opinion
  • Videogaleri
  • Në fokus
    • Analiza
    • Dezinformim
    • Turizëm
    • Mjedis
    • Kultura në 1 Minutë
  • Albanian
NË FOKUS
Diskuto Kultura në 1 Minutë Monumentet e Humbura Trashëgimia e Trafikuar Urat që Trashëgohen
  • Albanian

PUBLIKUAR NGA

QENDRA AMFORA

B.A.B Softs

Alesia Xhogu

Është shkrimtare, eseiste dhe autore nga Durrësi, e angazhuar në fushat e filozofisë, psikologjisë dhe simbolizmit ekzistencial. Në vitin 2025 publikoi librin poetiko-filozofik "Silentium", ndërsa krijimtaria e saj është botuar në media dhe revista letrare në Shqipëri dhe Kosovë. Paralelisht me veprimtarinë letrare, ajo është fokusuar edhe në filozofinë gjermane, edukimin dhe marrëdhënien ndërmjet letërsisë shqipe bashkëkohore, moralit, filozofisë dhe zhvillimit shpirtëror të individit.

Amfora .al

Amfora.al është një media online jofitimprurëse me në fokus raportimin për trashëgiminë kulturore dhe mjedisin në Shqipëri. Publikimet tona janë autentike dhe synojnë rritjen e cilësisë së raportimit gazetaresk për ngjarjet që lidhen me arkeologjinë, trashëgiminë kulturore, mjedisin dhe çështjet social-kulturore.

Redaksia - Amfora Production

“Amfora Production” është studio filmimi e profilizuar në krijimet mediatike dhe publikimet me karakter gjeneralist. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e redaksisë së medias “Amfora Production”.

Redaksia - Amfora.al

Amfora.al është një media online kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me fokus në qytetin e Durrësit. Ne synojnë informimin e qytetarëve për zhvillimet mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e redaksisë së Medias Amfora.

Artan Kacani

Ka mbaruar studimet universitare për "Planifikim Urban dhe Krijim të Politikave", në Universitetin Politeknik të Milanos. Është doktoruar për çështjet që lidhen me strehimim dhe banesat informale. Aktualisht është lektor në universitet në fushën e Planifikimit Urban. Është i angazhuar në çështjet e strehimit dhe aktivizmit qytetar. Është autor i një sërë publikimesh shkencore dhe është fokusuar në studimin e historisë së Durrësit.

Dorian Hatibi

Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, parë Universitetit të Tiranës dhe në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", Tiranë. Për më shumë se një dekadë ka ushtruar kompetencën në fushën e çështjeve sociale dhe politike, brenda dhe jashtë vendit, duke shërbyer për disa vite edhe si lektor i Psikologjisë Kulturore dhe Sociologjisë, në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës. Aktualisht është fokusuar në zbardhjen e identitetit kulturor dhe historisë sociale të qytetit të Durrësit. Është autor i disa botimeve ndër të cilat "Historia e Durrësit. Shënime kronologjike", "Ecclesia Dyrrhachiensis" dhe "Qyteti që rrëfen".

Valdrin Vlesha

Është diplomuar për Gjeografi në Universitetin e Shkodrës dhe ka mbaruar Master Profesional në Fakultetin e Histori-Filologjisë, dega mësuesi. Aktualisht ndjek studimet në Master Shkencor për Trashëgimi Kulturore. Ka punuar në Muzeun e Kastriotëve, në Peshkopi. Është fokusuar në studimin e historisë së familjes së Kastriotëve dhe artit shkëmbor në zonën e Dibrës.

Elira Kadriu

Është kontributore në Median Amfora. Ajo është diplomuar në nivelin "Master" për Gazetari dhe Komunikim, në Universitetin e Tiranës. Ka eksperiencë në median tradicionale dhe "online". Ka punuar si redaktore në materiale të ndryshme botimi. Aktualisht është e angazhuar në mbulimin e çështjeve urbanistike dhe sociale, pranë Medias Citizens Channel.

Erjola Azizolli

Është gazetare në Median Amfora. Ajo ka një përvojë disavjeçare në gazetarinë shqiptare, duke punuar kryesisht në televizion, revista dhe media në internet. Është fokusuar në gazetarinë investigative për trashëgiminë kulturore dhe mjedisin. Gjithashtu raporton edhe për temat që lidhen me të drejtat e njeriut, gratë dhe grupet e margjinalizuara. Ajo dhe ekipi i Amforës është vlerësuar me Çmimin e Parë të Bashkimit Evropian për Gazetarinë Investigative në Shqipëri për vitin 2024.

Ethem Aga

Sipërmarrës në sektorin e Golfit në Francë dhe pjesë e diasporës shqiptare. Ai është angazhuar në politikën shqiptare si pjesë e vlerave demokratike dhe më herët ka kandiduar si deputet për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Françeska Muço

Është diplomuar në "Administrim dhe Politika Sociale" pranë Universitetit të Tiranës, si dhe zotëron një master në "Shkencat e Komunikimit", nga Universiteti Europian i Tiranës dhe një master në "Qeverisje, Politika dhe Politikëbërje", nga Birkbeck, University of London, si bursiste e programit "Chevening". Për më shumë se një dekadë ka ushtruar veprimtarinë profesionale në fushën e demokracisë pjesëmarrëse, fuqizimit të të rinjve, bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor, duke kontribuar në hartimin e politikave publike, mekanizmave pjesëmarrës dhe projekteve të mbështetura nga organizata ndërkombëtare. Ka qenë anëtare e disa strukturave këshillimore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa aktualisht shërben si Drejtore Ekzekutive e "Rrjetit të Profesionistëve të Rinj".

Gerhard Mema

Student i diplomuar në degën e Historisë dhe Civilizimit, në ciklin "Bachelor of Arts", në Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG), Blagoevgrad, Bullgari. Student në degën e Ruajtjes së Trashëgimisë dhe Menaxhimit të Siteve Turistike, në ciklin "Joint Semester Master of Arts", në Universitetin Teknik të Brandenburgut - Kotbus dhe Senftenberg (BTU), Gjermani dhe Universitetin Helwan, Kajro, Egjipt.

Geri Emiri

Është gazetar dhe themelues i Medias Amfora. Ka mbaruar studimet për “Gazetari dhe Komunikim” dhe ka studiuar “Marrëdhënie me Publikun”, në nivelin “Master i Shkencave”, të dyja në Universitetin e Tiranës. Ka vijuar me kualifikimet në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Ai ka punuar në disa media në internet dhe televizive. Është fokusuar në gazetarinë investigative dhe është vlerësuar me disa çmime. Me ekipin e Amforës fitoi Çmimin e Parë të Bashkimit Evropian për Gazetarinë Investigative në Shqipëri për vitin 2024.

Gëzim Kabashi

Është kontributor në Median Amfora. Ai është gazetar në profesion të lirë në qytetin e Durrësit. Për shumë vite ai ka punuar si korrespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ATSH.

Ilda Hoxha

Është gazetare me mbi 11 vite përvojë në media, e profilizuar në verifikimin e fakteve dhe kërkimin mbi dezinformimin. Përgjatë karrierës së saj, ajo ka shërbyer si trajnere në edukimin mediatik, duke mentoruar gazetarët e rinj dhe studentët në zhvillimin e mendimit kritik. Përvoja e saj profesionale përfshin angazhime në projektet e DW Akademie në Ballkanin Perëndimor, si dhe bashkëpunime me media ndërkombëtare si BBC. Puna e saj është vlerësuar me disa çmime, si ai i OSBE-së për artikullin më të mirë fakt-verifikues, çmimi për mbrojtjen e të drejtave të grave, si dhe ai për raportimin më të mirë ekonomik në median e shkruar për vitin 2025. Ilda është diplomuar në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi pranë Universitetit të Tiranës.

Ina Cici

Ka kryer studimet për "Master i Shkencave" në Arkitekturë, pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) të Universitetit Politeknik të Tiranës. Është themeluese e studios së arkitekturës dhe urbanistikës "Ic Architecture Atelier", nëpërmjet të cilës ushtron praktikën profesionale në projektim, hapësira publike dhe restaurim. Aktualisht është e fokusuar edhe në trashëgiminë arkitekturore dhe identitetin urban, duke bashkuar në punën e saj pasionin për historinë, arkeologjinë dhe artin.

Leart Berisha

Ai është gjimnazist nga Durrësi, ka pasion sportet, teknologjinë dhe kujdeset për komunitetin. Së fundmi ka ndërmarrë një nisëm për të ndërgjegjësuar autoritetet vendore për vendosjen e pikave të shpërndarjes së ujit falas në sheshet publike të Durrësit. Angazhimi i tij vjen në kuadër të programit "Shkëndija", që po zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Livia Kreko

Mikel Nushi

Mikel Nushi është pinjoll i një familje të hershme qytetare të Durrësit. Ai është diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës e më pas në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Përveç profesionit të arkitektit ai është angazhuar edhe në misionet arkeologjike në qytet, në cilësinë e skicografit. Gjithashtu është angazhuar edhe në fushën e arteve figurative.

Nesti Angoni

Autori i këtij artikulli, "Nesti Angoni", nuk është një personazh real dhe ai nuk lidhet me dosjen e Erion Veliajt, por simbolizon gjëmën që ai bëri në politikën shqiptare. "Nesti" i këtij artikulli personifikon rezistencën e heshtur qytetare, e cila nga frika e persekutimit dhe rrezikimit të çdo gjëje, nuk e përcjell hapur qëndrimin e saj. Nesti Angoni është zëri i të pazëshëmve!

Amfora PLAN B

Kontributor - Amfora.al

Amfora.al është një media online kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me fokus në qytetin e Durrësit. Ne synojmë të nxisim gazetarët dhe jo vetëm, të kontribuojnë me shkrime dhe mendime mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës, duke krijuar vlerë në informimin e publikut. Kjo përmbajtje është përgjegjësi e autorit të cituar në shkrim dhe jo e redaksisë sonë. Artikulli po publikohet me mbështetjen editoriale dhe në përputhje me standardet profesionale të “Amfora.al”.

Ruel Domi

Ai është Analist i Politikave Publike tek Media Amfora. Është diplomuar në "Concordia College" (Minnesota, SHBA), për "Financë" dhe "Shkenca Politike". Ka ndjekur "Spring Policy Academy", të The Heritage Foundation, ku është trajnuar mbi ekonominë amerikane dhe sigurinë kombëtare. Kontribuon rregullisht me analiza mbi zhvillimet gjeopolitike, ekonomike dhe sociale në median shqiptare dhe ndërkombëtare. Është i fokusuar në analizën e politikave socio-ekonomike dhe kulturore.

Vali Qyrfyçi

Ne përdorim cookies në faqen tonë të internetit për tju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e përsëritura. Duke klikuar në Pranoj, ju pranoni përdorimin e TË GJITHA cookies.

PRANOJ
Amfora

Amfora.al është një media online jofitimprurëse e vendosur në Durrës, me në fokus raportimin e thelluar për çështjet që lidhen me demokracinë, transparencën dhe korrupsionin. Ne kemi një profilizim në raportimin për trashëgiminë kulturore. Publikimet tona janë autentike dhe synojnë rritjen e cilësisë së raportimit gazetaresk për ngjarjet me interes të lartë publik.

Publikimet e fundit

  • Organizatat e medias kërkojnë hetim për ndërhyrjen e policisë ndaj gazetares gjatë aksionit të SPAK-ut
  • SPAK vendos në arrest shtëpie shefen e SHISH, kontrollohet banesa e ish-kryepolicit Ilir Proda
  • SPAK kontrollon bazën e grupit kriminal Troplini në Shkozet
  • Eurodeputetët vizitojnë Zvërnecin, ligji për zonat e mbrojtura në fokus të takimit BE-Shqipëri

Regjistrohuni në NEWSLETTER

Regjistrohuni në "newsletter"-in tonë për të marrë informacionet më të fundit përmes emailit.

  • Kushtet e përdorimit
  • Ankesa dhe korrigjime
  • Amfora Media Group
  • Amfora Production
  • Kodi Etik
  • Parimet Editoriale

Media Amfora funksionon si një Organizatë Jofitimprurëse e vendosur në Durrës dhe ka për mision informimin e publikut për çështjet që lidhen me demokracinë, transparencën dhe korrupsionin.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Media Amfora funksionon si një Organizatë Jofitimprurëse e vendosur në Durrës dhe ka për mision informimin e publikut për çështjet që lidhen me demokracinë, transparencën dhe korrupsionin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - Amfora.al - © 2017 - 2026