Ilda Hoxha

Është gazetare me mbi 11 vite përvojë në media, e profilizuar në verifikimin e fakteve dhe kërkimin mbi dezinformimin. Përgjatë karrierës së saj, ajo ka shërbyer si trajnere në edukimin mediatik, duke mentoruar gazetarët e rinj dhe studentët në zhvillimin e mendimit kritik. Përvoja e saj profesionale përfshin angazhime në projektet e DW Akademie në Ballkanin Perëndimor, si dhe bashkëpunime me media ndërkombëtare si BBC. Puna e saj është vlerësuar me disa çmime, si ai i OSBE-së për artikullin më të mirë fakt-verifikues, çmimi për mbrojtjen e të drejtave të grave, si dhe ai për raportimin më të mirë ekonomik në median e shkruar për vitin 2025. Ilda është diplomuar në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi pranë Universitetit të Tiranës.