Leart Berisha

Ai është gjimnazist nga Durrësi, ka pasion sportet, teknologjinë dhe kujdeset për komunitetin. Së fundmi ka ndërmarrë një nisëm për të ndërgjegjësuar autoritetet vendore për vendosjen e pikave të shpërndarjes së ujit falas në sheshet publike të Durrësit. Angazhimi i tij vjen në kuadër të programit "Shkëndija", që po zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.