Artan Kacani
Ka mbaruar studimet universitare për "Planifikim Urban dhe Krijim të Politikave", në Universitetin Politeknik të Milanos. Është doktoruar për çështjet që lidhen me strehimim dhe banesat informale. Aktualisht është lektor në universitet në fushën e Planifikimit Urban. Është i angazhuar në çështjet e strehimit dhe aktivizmit qytetar. Është autor i një sërë publikimesh shkencore dhe është fokusuar në studimin e historisë së Durrësit.