Qyteti me nëntokën muze
“Kultura në 1 minutë” / Episodi 16
Deri më sot kemi dëgjuar për muze nëntokësor apo për qytete të nëndheshme, por jo për të gjithë nëntokën e një qyteti të shpallur muze.
Video e radhës e serisë “Kultura në 1 minutë” trajton një vendim unikal të vitit 1961, ku qeveria e kohës e shpalli të gjithë nëntokën e qytetit të Durrësit muze, duke e bërë gati të paprekshme nga dëmtimet e mundshme të arkeologjisë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) numër 172, i datës 2 qershor 1961, ndër të tjera në pikën e parë përcaktoi se pjesa e vjetër e qytetit të Durrësit dhe nëntoka të shpallen muze. Pamja e vendimit publikohet për herë të parë nga Media Amfora.
Mësoni më shumë për rëndësinë ligjore të kësaj VKM-je përmes intervistës me juristën Erisilda Shpata dhe se çfarë efekti ka ky vendim në ditët e sotme.
_________
Producent dhe narrator: Geri Emiri
Informacioni historik: Geri Emiri
Video-produksioni: Arlind Veshti
Kjo seri videosh informuese po zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet dhe opinionet e shprehura në video i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit”.
Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.
Referenca:
1. Vendimi i Këshillit të Ministrave numër 172, i datës 2 qershor 1961, “Për shpalljen e qyteteve muze”;
2. Adresa në internet e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, kategoria, “Lista e Zonave të Mbrojtura Qarku Durrës:
http://iktk.gov.al/site/wp-content/uploads/2020/10/Zonat-e-mbrojtura_Monumentet-_-Qarku-Durres.pdf