“Zërat për përfshirje: Fuqizimi i diversitetit në vendimarrje”, organizohet Dita Kombëtare e Aktivizimit

E kthyer tashmë në një traditë në vendin tonë, Dita Kombëtare e Aktivizmit shënoi vitin e shtatë, duke u bërë një histori suksesi për bashkimin e individëve dhe organizatave nga i gjithë vendi, që i dedikohen aktivizimit qytetar të të gjitha formave.

“Zërat për përfshirje: Fuqizimi i diversitetit në vendimmarrje”, ishte tema e vitit 2024 e Ditës Kombëtare të Aktivizmit, që këtë vit u mbajt më 31 tetor.

Mbi 40 organizata të shoqërisë civile nga mbarë vendi u bashkuan përmes kauzave të ndryshme, me nisma të fokusuara në çështje të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, mjedisit, personave me aftësi të kufizuara dhe të tjera çështje që përfaqësojnë grupet e ndryshme në shoqëri.

Ajo u çel në hollin e Piramidës së Tiranës, përmes ndarjes së 6 çmimeve për individët që kanë spikatur në për kontributin në komunitet, duke vijuar me “Panairin e Aktivizmit” në sheshin aty para dhe përmes lidhjeve direkte në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë kësaj ceremonie u shpërndan gjashtë çmime që vlerësuan kontributin e çmuar që organizatat, aktivistët ose individët kanë dhënë përgjatë viteve në Shqipëri.

Çmimi “Fuqizimi i Gruas” ju dhaShoqatës “Gruaja tek Gruaja”, për ngritjen e zërit dhe përkushtimin në fuqizimin e të mbijetuarave të dhunës me bazë gjinore dhe grave në zonën e Shkodrës, duke transformuar jetët e tyre përmes advokimit, edukimit dhe mbështetjes.

Ndërsa çmimi “Fuqizimi i Personave me Aftësi të Kufizuara”, ju dhaJetmir Kallollarit, për aktivizmin e tij për fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara përmes punësimit dhe duke ushtruar ndikim në komunitetin e biznesit për politika e praktika mundësuese dhe të aksesueshme për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara.

Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve. Foto: Cra.al

Çmimi “Fuqizimi i Komunitetit LGBT” shkoi për aktivisten Livia Zotrija, për kontributin në lëvizjen LGBT në Shqipëri, fokusuar tek qendra rezidenciale, qendra ditore për anëtarët e komunitetit LGBT, në lobimin dhe ndërgjegjesimin për të drejtat e njeriut dhe çështjet gjinore.

Më tej u vijua me çmimin “Integrimi Social i të Moshuarve”, që ju dhashoqatës “Misioni Emanuel”, për kontributin e çmuar dhe aktivizmin në mbështetje të të moshuarve në Qarkun e Korçës, në ofrimin e shërbimeve dhe për organizimin e fushatave dhe aktiviteteve që promovojnë dinjitetin dhe kontribuojnë në mirëqenien dhe integrimin social të kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë.

Ndërsa çmimi “Zëri i Fëmijëve dhe të Rinjve”, shkoi përAna Dervishin, nga shoqata “Përtej Barrierave”, për kontributin e çmuar në nxitjen e aktivizmit dhe vullnetarizmit, si edhe përkushtimin në edukimin joformal të fëmijëve dhe të rinjve.

Çmimi i gjashtë, “Të Drejtat e Pakicave Kombëtare”, shkoi për Romina Sefën, për kontributin e saj në ngritjen e zërit dhe advokimit për kauza që prekin komunitetin rom në Shqipëri, sa i takon nevojave të strehimit, punësimit dhe në mënyrë të veçantë arsimimit të të rinjve rom.

Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë, McKenzie Louw dhe drejtoresha ekzekutive e Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, Anila Gjika, përshëndetën pjesëmarrësit dhe vlerësuan punën e aktivistëve në vendin tonë.  

E njohur me shkurtimin #NAD (“National Activism Day”), “Dita Kombëtare e Aktivizmit” është një ditë e dedikuar për aktivizmin qytetar të të gjitha formave dhe që ndodh në të gjithë vendin paralelisht çdo muaj tetor.

Ajo organizohet tashmë prej 7 vitesh nga Instituti për Zhvillimin e Habitatit, (Co-PLAN), në bashkëpunim me Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Në të gjithë vendin në kuadër të kësaj dite u zhvilluan aktivitete të ndryshme, dy prej të cilave u përqendruan në kryeqytet. Ndërsa në një transmetim direkt për mbi dy orë mbi 25 individë dhe organizata nga i gjithë vendi treguan së çfarë po ndodhte në kohë reale përmes organizimeve të tyre.

Ky ishte viti i shtatë i “Ditës Kombëtare të Aktivizmit” dhe përgjatë 6 viteve të fundit mbi 200 organizata lokale, aktivistë, si edhe aktorë të mirënjohur brenda skenës së shoqërisë civile janë bërë pjesë përmes aksioneve praktike, të organizuara në Shqipëri apo si pjesëmarrjes në panairet e shoqërisë civile në Tiranë.  


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109