Themelimi i futbollit në Durrës

“Kultura në 1 minutë” / Episodi 22

Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore rinia durrsake ende nuk dinte të luante futboll. Spiro, Telemaku, Thomai dhe Mikel Nushi, të katër vëllezër, studionin jashtë vendit dhe së bashku me 5 të rinj të tjerë durrsak themeluan për herë të parë një ekip futbolli në Durrës.
Paralelisht me punën e tyre si farmacistë, ekonomistë dhe tregtarë, vëllezërit Nushi së bashku me të rinjtë e kohës në vitin 1930, si përfaqësues të Shoqërisë Sportive Atdheu, u ulën në bisedime me një ekip tjetër që kishte lindur në qytet dhe që quhej Lulëzimi. Ata ranë dakord për të tu shkrirë dhe për të bashkëthemeluar Sport Klub Teutën, ekipi që përfaqëson Durrësin ende në ditët e sotme.

Sporti duket se solli edhe emancipim për qytetin, ku sipas kujtimeve të Telemak Nushit në ndeshjen e kthimit me ekipin Agimi të Tiranës, në fushën e Durrësit për herë të parë morën pjesë edhe tifozet gra. Djemtë e familjes Nushi zhvilluan për herë të parë edhe garat e kanotazhit, sportin e “water polo” dhe fituan disa çmime në sporte të ndryshme.
Klikoni këtu dhe mësoni për historinë e përmbledhur të familjes, që nga momenti i ardhjes në Durrës dhe deri në ditët e sotme, duke u njohur me figurat që lanë gjurmë në sipërmarrjen e qytetit, farmaceutikën dhe sportet.

Redaksia - Amfora.al

Amfora.al është një media online kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me fokus në qytetin e Durrësit. Ne synojnë informimin e qytetarëve për zhvillimet mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e redaksisë së Medias Amfora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *