Tekstet shkollore dhe pasaktësitë

“Zëri i Kulturës” / Episodi 21

Trajtimi i periudhave të caktuara historike, i fakteve apo figurave të rëndësishme politike përbëjnë kryeqendrën e diskutimit për tekstet shkollore në vendin tonë. Diskutimi midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve që janë bërë pjesë shqetësimit më të gjerë për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve të historisë është zgjeruar edhe për lëndët e tjera të arsimit parauniversitar.

Pushtimi osman, fashist apo nazist, trajtohet në tekstet shkollore të ciklit 9 vjeçar dhe në gjimnaz, duke ofruar një version të tyre. Ndërkohë periudha e komunizmit si dhe trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në tekstet e historisë vazhdon gjithashtu të jetë një temë e nxehtë debati mes historianëve dhe politikanëve.


Për të mësuar më shumë për shqetësimet rreth teksteve të arsimit parauniversitar, ndiqni diskutimin me mësuesen e historisë në ciklin 9-vjeçar, Vitore Marku dhe nxënësen e Gjimnazit Gjergj Kastrioti në Durrës, Alesia Shuli.

Për më shumë rreth këtij fenomeni lexoni edhe artikullin “Pasaktësi dhe standarde të dyfishta: Tekstet shkollore të historisë ngjallin shqetësime”.