Mendimtarët arabë të mesjetës së hershme

Stabiliteti politik dhe lulëzimi ekonomik i botës arabe në shekujt IX-XI, i lejoi asaj të nxirrte tre nga figurat më të rëndësishme të filozofisë mesjetare; Al-Kindi, Avicenna dhe Averros të cilët patën rol kyç në riinterpretimin e Aristotelit dhe neoplatonizmit.

Kullat e kalasë së Durrësit: Sfidat e mbrojtjes dhe menaxhimit urban

Kalaja e Durrësit mbart mbi dy mijë vjet histori, por pjesa më e madhe e kullave të saj mbeten ende jashtë aksesit publik. Mungesa e restaurimeve, presioni urban dhe mungesa e një plani të integruar menaxhimi po mbajnë një nga monumentet më të rëndësishme historike larg vizitorëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Martesa në Shqipëri: Dikur dhe sot

Martesa në Shqipëri ka ndryshuar gjatë periudhave të ndryshme, duke reflektuar jo vetëm zakonet tradicionale, por edhe sfidat e shoqërisë moderne. Në të kaluarën, familjet përzgjidhnin partnerët për të ruajtur lidhjet e njohura, nderin e familjes dhe stabilitetin ekonomik, ndërsa sot të rinjtë kanë më shumë liri për të zgjedhur partnerin.

Hermes Trismegistus: Çdo gjë është e lidhur

Hermes Trismegistus nuk ka ekzistuar kurrë. Ai është fryt i krijimit gjenial të filozofëve të Aleksandrisë që e kthyen në babain jo vetëm të një feje të re, sinkretike dhe universale por edhe në profetin e shkencave okulte.

Rasti i Vërnikut: Gjurmët e bullgarëve të Devollit

Vërniku, i banuar historikisht nga pakica bullgare, ka përjetuar shpopullim masiv, humbje të shërbimeve bazë dhe rrezik zhdukjeje të identitetit kulturor e gjuhësor pas viteve ’90. Vërniku mbetet një dëshmi e gjallë e bashkëjetesës shqiptaro-bullgare dhe nevojës urgjente për ruajtjen e trashëgimisë së pakicave.

Plotini dhe lindja e neoplatonizmit

Plotini përfaqëson një nga figurat më të rëndësishme të filozofisë së antikitetit të vonë dhe themeluesin e asaj që njihet si neoplatonizëm. Jeta e tij, megjithëse e mbështjellë me pak të dhëna biografike, reflekton një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj filozofisë si mënyrë jetese dhe si rrugë shpirtërore.

Seneka dhe stoicizmi

Figura e Senekës qëndron në një nyje të veçantë të historisë së mendimit perëndimor, aty ku filozofia nuk është vetëm spekulim teorik, por edhe përpjekje për të mbijetuar moralisht brenda një bote politike të paqëndrueshme.

Lukreci dhe arkitektura filozofike e një bote pa frikë

Lukreci paraqitet si poet-filozof që, përmes “De rerum natura”, ndërton një vizion materialist të botës për të çliruar njeriun nga frika e perëndive dhe e vdekjes, duke e zhvendosur shpjegimin e realitetit nga miti te arsyeja. Duke bashkuar atomizmin, etikën epikuriane dhe poezinë si mjet didaktik, ai ofron një filozofi të qetësisë, moderimit dhe lirisë mendore që mbetet surprizueshëm aktuale edhe sot.

Pirro i Elis dhe skepticizmi si çlirim

Përmes parimit të pezullimit të gjykimit (epoché), Pirro refuzon çdo pretendim për të vërtetë të sigurt dhe e orienton filozofinë drejt një etike të qetësisë shpirtërore (ataraksisë), ku liria fitohet duke hequr dorë nga dogma dhe nevoja për përgjigje përfundimtare.

Epikuri: Qetësia si kënaqësia e vërtetë e njeriut

Epikuri, e ndërtoi mendimin e tij mbi thjeshtësinë, arsyen dhe kufizimin e dëshirave. Duke e përkufizuar kënaqësinë si paqe të trupit dhe të shpirtit, ai e pa filozofinë si një mënyrë jetese që çliron njeriun nga frika e vdekjes dhe e ambicies.