Toma Akuini dhe tre kriteret e një qeverisjeje të mirë

Çfarë është një qeverisje e mirë? Çfarë është e mira e përbashkët? Shën Toma Akuini, pa diskutim filozofi më i madh i mesjetës së vonë, na sugjeron se ajo lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me sovranin dhe me politikat e tij në lidhje me drejtësinë, kohezionin social dhe kujdesin ndaj nevojave të popullit.

“Mes Nesh”, 18 gra artiste ekspozojnë pikturat e tyre në Durrës

Ngjyra, portrete dhe motive bashkohen në një ekspozitë që sjell për publikun këndvështrime të ndryshme artistike mbi jetën dhe identitetin. Përmes veprave të tyre, artistet përcjellin emocione dhe histori që pasqyrojnë përvojën njerëzore dhe fuqinë krijuese të artit.

Rruga Egnatia: Rreziku i zhdukjes mes asfaltit dhe neglizhencës institucionale

Rruga Egnatia po përballet me një rrezik serioz zhdukjeje për shkak të ndërtimeve pa leje, përdorimit të segmenteve antike për qarkullim dhe mungesës së mbrojtjes institucionale. Në mungesë të një strategjie të qartë mbrojtjeje dhe monitorimi, gjurmët e Rrugës Egnatia rrezikojnë të zhduken gradualisht nën asfalt dhe neglizhencë institucionale.

Konflikti në Lindjen e Mesme, armët bërthamore nuk mund të përhapen

Përshkallëzimi i fundit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po formëson një moment të ri në sigurinë ndërkombëtare, mes vendimeve të forta ushtarake dhe përpjekjeve për të frenuar programin bërthamor të Iranit. Ndërhyrja amerikano-izraelite shihet si përpjekje për të ruajtur ekuilibrat strategjikë dhe për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore, ndërsa pasojat e konfliktit pritet të ndikojnë edhe rendin global të sigurisë.

Nominalizmi përballë realizmit: Debati që nuk u mbyll kurrë

Shumë nga konceptet që për ne sot konsiderohen të mirëqena u formuan gjatë mesjetës së vonë, mes debatesh të nxehta dhe formulimesh jo gjithmonë të qarta. Një nga këto debate ishte ai mes nominalistëve dhe realistëve, i cili vazhdon edhe sot.

Propaganda dhe konstrukti mediatik i Sigurimit të Shtetit gjatë komunizmit

Figura e Sigurimit të Shtetit përfaqëson një nga format më të qarta të ndërhyrjes ideologjike në median dhe kulturën vizive shqiptare gjatë regjimit komunist. Narrativa zyrtare e kohës e paraqiti institucionin si garant të rendit dhe mbrojtës të popullit, duke fshehur represionin politik, survejimin dhe dhunën sistematike. Përmes filmave dhe propagandës ato vijojnë të shfaqen ende sot në ekranet shqiptare, nën petkun e krijimtarisë artistike të asaj periudhe.

Kullat e kalasë së Durrësit: Sfidat e mbrojtjes dhe menaxhimit urban

Kalaja e Durrësit mbart mbi dy mijë vjet histori, por pjesa më e madhe e kullave të saj mbeten ende jashtë aksesit publik. Mungesa e restaurimeve, presioni urban dhe mungesa e një plani të integruar menaxhimi po mbajnë një nga monumentet më të rëndësishme historike larg vizitorëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Maksimi dhe nyja e botëve

Njeriu është unaza që lidh botën e dukshme me atë të padukshme, një qënie në kërkim të vazhdueshëm të përjetësisë. Rruga që ofron Maksim Rrëfimtari është ajo e pastrimit dhe e transformimit të brendshëm. Njihuni me një nga mendimtarët më pak të përmendur por me më shumë ndikim në mendimin filozofik europian.