Bordi i Paqes dhe Shqipëria: Dezinformimi për sigurinë
Ftesa ndaj kryeministrit Rama për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, një organizatë e themeluar nga Presidenti Trump, u trumpetua nga mediat në Shqipëri si arritje e udhëheqjes së Ramës. Në realitet, pjesëmarrja e Shqipërisë, e përqafuar publikisht nga kryeministri ynë, nuk përfaqëson rol të veçantë apo vendimmarrës.