“Dhuro ngrohtësi në fund vit”, nisma që ndihmoi familjet në nevojë

Të rinjtë ndihmuan familjet në nevojë në fshatrat e Durrësit, duke i dhuruar pako ushqimore dhe veshje në prag të ndërrimit të viteve. Nisma e tyre u shtri në fshatrat e Njësive Administrative Katund i Ri, Ishëm dhe Manëz. Për rreth 30 familje në fshatrat Jubë, Rrushkull, Hamallaj, Ishëm dhe Manëz, pak ditë përpara natës … Continued

Kinemaja verore ndez Amfiteatrin e Durrësit

Në qytetin e Durrësit çdo ditë të mërkure qytetarët mund të ndjekin kinemanë verore të ngritur në arenën e amfiteatrit antik. Pasardhësit e romakëve, Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës dhe bashkinë e qytetit, sjellin për herë të parë “Cine Club”. Filma të kinematografisë italiane, realizime të viteve … Continued

Arkeologët zbulojnë misterin e tempullit të Artemisës

Pas 18 vitesh punë, duke inventarizuar dhe restauruar mbi 6 ton terakota, monedha dhe enë qeramike të zbuluara në Durrës në vitin 1970, një grup arkeologësh dhe studiuesish shqiptaro-francez kanë arritur të pagëzojnë tempullin për të cilin këto objekte ishin dhuruar. Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Kodra e Dautës në Durrës, pranë të cilës ngrihet prej dekadash Fabrika … Continued

Rrugëtimi i “Amfora.al”, dy vite pas nisjes

Më datë 11 mars 2017 u themelua blogu “Amfora.al”, që nisi raportimin intensiv mbi zhvillimet që lidheshin me arkeologjinë përgjatë zbatimit të projektit “Veliera”, në Durrës. Duke luajtur rolin e medias “ëatch dog” në një sistem demokratik, institucionet u vendosën përballë fakteve për dëmtimet e arkeologjisë, duke ndërhyrë disa herë, siç ishte ndalimi i thyerjes … Continued

Zbulimet arkeologjike tek “Veliera”, kafe dhe parkim makinash!!!

Që prej muajit shkurt 2017, kur dolën në dritë zbulimet arkeologjike tek sheshi përpara portit të Durrësit, një kalvar dëmtimesh, protestash dhe procesesh gjyqësore e kanë shoqëruar ndërtimin e sheshit. “Veliera”, një investim mbi 6 milion dollar i bashkisë Durrës, dha shumë para për strukturën prej betoni dhe disa thërrime për gërmimet e sondazhet arkeologjike. … Continued

1 vit “Amfora.al”, zëri për mbrojtjen e arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës!

“Amfora.al” lindi si një punim diplome përgjatë vitit 2017, në “Atelien e Multimedias”, pjesë e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, në Universitetin e Tiranës, viti III, Bachelor. “Krijimi i blogut jofitimprurës“Amfora.al”përbën edhe finalizimin e një dëshire të kahershme që unë kam pasur, e që lidhet me përgjegjësinë qytetare dhe profesionale për të raportuar mbi gjendjen … Continued

Intervistë mbi gjendjen e monumenteve dhe arkeologjisë në Shqipëri

Në një intervistë në televizionin Fax News, drejtuesi i medias Amfora.al, Geri Emiri, foli mbi dëmtimin e Kalasë së Tiranës dhe mbi gjendjen e monumenteve të kulturës dhe të arkeologjisë në të gjithë vendin. Biseda i referohet kryesisht nje hulumtimi të bërë në median Amfora.al, publikuar më datë 5 korrik 2017 dhe ku paraqiteshin fakte … Continued

Rikualifikimi i “Pazarit të Ri” në Tiranë, nxorri në dritë një zbulim arkeologjik

VËZHGIM/ Në janar të 2016-ës nisën punimet për realizimin e projektit “Rikualifikimi Urban i Pazarit të Tiranës dhe sheshit ‘Avni Rustemi’”. Në këtë projekt u angazhuan tre institucione, bashkia e Tiranës, qeveria dhe Fondi Amerikan i Zhvillimit, që investuan 6.5 milionë euro. Gjatë punimeve në rrugën pranë hyrjes së pazarit, pranë sheshit “Avni Rustemi”, në … Continued

Kalaja e Prizrenit, faktet që pak i njohim dhe projektet ambicioze që po zbatohen

INTERVISTË/ Qyteti mikpritës sapo kalon kufirin shqiptar, është Prizreni. Aty ku karakteristikat e mesjetës së vonë kanë vulosur fatin e zhvillimit të qytetit. Kurora e kodrës mbi qytet, përbëhet nga mure të larta dhe hijerëndë. Shtegu që të çon në zemër të kalasë, është i ngushtë dhe gjarëpron midis shtëpive me stil mesjetar. Për të … Continued


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109