Maksimi dhe nyja e botëve

Njeriu është unaza që lidh botën e dukshme me atë të padukshme, një qënie në kërkim të vazhdueshëm të përjetësisë. Rruga që ofron Maksim Rrëfimtari është ajo e pastrimit dhe e transformimit të brendshëm. Njihuni me një nga mendimtarët më pak të përmendur por me më shumë ndikim në mendimin filozofik europian.

Martesa në Shqipëri: Dikur dhe sot

Martesa në Shqipëri ka ndryshuar gjatë periudhave të ndryshme, duke reflektuar jo vetëm zakonet tradicionale, por edhe sfidat e shoqërisë moderne. Në të kaluarën, familjet përzgjidhnin partnerët për të ruajtur lidhjet e njohura, nderin e familjes dhe stabilitetin ekonomik, ndërsa sot të rinjtë kanë më shumë liri për të zgjedhur partnerin.

Hermes Trismegistus: Çdo gjë është e lidhur

Hermes Trismegistus nuk ka ekzistuar kurrë. Ai është fryt i krijimit gjenial të filozofëve të Aleksandrisë që e kthyen në babain jo vetëm të një feje të re, sinkretike dhe universale por edhe në profetin e shkencave okulte.

Shën Agustini i Hiponës dhe e vërteta brenda nesh

Shën Agustini i Hiponës është një nga ata mendimtarë që nuk lexohet thjesht për t’u kuptuar, por për t’u takuar. Jeta dhe filozofia e tij formojnë një rrëfim të vetëm, ku drama personale, kërkimi i së vërtetës dhe përvoja e dashurisë ndërthuren në mënyrë të pandashme.

Rasti i Vërnikut: Gjurmët e bullgarëve të Devollit

Vërniku, i banuar historikisht nga pakica bullgare, ka përjetuar shpopullim masiv, humbje të shërbimeve bazë dhe rrezik zhdukjeje të identitetit kulturor e gjuhësor pas viteve ’90. Vërniku mbetet një dëshmi e gjallë e bashkëjetesës shqiptaro-bullgare dhe nevojës urgjente për ruajtjen e trashëgimisë së pakicave.

Seneka dhe stoicizmi

Figura e Senekës qëndron në një nyje të veçantë të historisë së mendimit perëndimor, aty ku filozofia nuk është vetëm spekulim teorik, por edhe përpjekje për të mbijetuar moralisht brenda një bote politike të paqëndrueshme.

Bordi i Paqes dhe Shqipëria: Dezinformimi për sigurinë

Ftesa ndaj kryeministrit Rama për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, një organizatë e themeluar nga Presidenti Trump, u trumpetua nga mediat në Shqipëri si arritje e udhëheqjes së Ramës. Në realitet, pjesëmarrja e Shqipërisë, e përqafuar publikisht nga kryeministri ynë, nuk përfaqëson rol të veçantë apo vendimmarrës.