“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

Shqipëria përfiton shumë pak nga programet kërkimore të BE-së, si “Horizon Europe”, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Shkak janë mungesa e kapaciteteve, përvojës dhe infrastrukturës kërkimore, por edhe lidhjet e dobëta mes universiteteve dhe sektorit privat, duke mbetur si pjesëmarrëse në nivelin e koordinatorëve të projekteve – pra si partnerë të vendeve të tjera.