Superliga në basketboll për meshkuj, zhvillohet ndeshja e dytë e serisë së finaleve 

Superliga e basketbollit shqiptar të meshkujve ka zhvilluar ndeshjen e dytë të finaleve “play off”, mes Besëlidhjes dhe Teutës. Takimi është mbyllur me rezutatin 123-71 pikë.

Pamje nga ndeshja e zhvilluar mes Kamzës dhe Teutës. Foto: Media Amfora

Raundi i dytë finaleve të Superligës në Basketboll për Meshkuj për sezonin 2024-2025 është transferuar në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës. 

Takimi mes dy skuadrave pretenduese për titull është zhvilluar të hënën në orën 18:00. Ndeshja ka qenë e fortë mes dy skuadrave dhe Besëlidhja arriti të fitojë 123-71 pikë. 

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar mes dy skuadrave më të mira të superligës, të cilat kanë kërkuar fitoren. Por, në pjesën e dytë lezhjanët arritën të fitonin 49-35. Të dyja ekipet luajtën fort deri në momentet e fundit, duke e mbyllur takimin në favor të Besëlidhjes. 

Për ekipin e Teuta Basket shkëlqeu Poëell me 42 pikë. Ndërsa titulli për ekipin që do të fitojë superligën vendoset me 3 fitore në një seri, me pesë ndeshje finale “play off”.