Si u përhap teoria e “Gazës së dytë” në Zvërnec
Amfora analizoi dokumente publike, postime në rrjetet sociale dhe narrativat që u përhapën në internet për të kuptuar se si u ndërtua dhe u amplifikua teoria konspirative e “Gazës së dytë” në Zvërnec.
“Zvërneci po i shitet Izraelit”, “Po ndërtohet një Gaza e dytë”, “Kolonët izraelitë do të vendosen në Shqipëri” – Këto janë disa nga pretendimet që kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit, të shoqëruara me foto, montazhe, video dhe slogane alarmuese.
Por çfarë tregojnë faktet?
Analiza tregon se, ndërsa debati publik mbi projektin në Zvërnec mbetet i lidhur me çështje si pronësia, mbrojtja e mjedisit dhe transparenca institucionale, në hapësirën online ai u zhvendos drejt pretendimeve të pabazuara për “kolonizim”, shitje territori dhe vendosje të kolonëve izraelitë në Shqipëri.
Në këtë fotogaleri sjellim, hap pas hapi, se si u krijua kjo narrativë, cilat ishin pretendimet kryesore, çfarë provash u përdorën për t’i mbështetur ato dhe çfarë rezultoi nga verifikimi i fakteve.







