Qyteti që Rrëfen
“Zëri i Kulturës”/ Episodi 18
“Qyteti që Rrëfen” është një nisëm e cila synon të dokumentojë historitë e familjeve të vjetra të Durrësit dhe të figurave që ngritën lart emrin e tyre në disa fusha, kryesisht në mjekësi, diplomaci, inxhinieri dhe arsim.
Në këtë seri të podcasteve “Zëri i Kulturës” do të mësoni për këtë proces, duke u njohur me detaje të pazbuluara më herët, si edhe me sfidat e arritjet për dokumentimin e këtyre historive, përmes rrëfimit të iniciatorit, Geri Emiri dhe realizuesit të videove të ciklit “Kultura në 1 Minutë“, Arlind Veshti.
Nisma “Qyteti që Rrëfen” po realizohet në bashkëpunim me Median Amfora dhe me mbështetjen e Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, synon nxitjen e interesit të të rinjve për historitë e familjeve të tyre dhe Grupimi Informal “Busulla e Trashëgimisë” ka angazhuar një grup djemsh dhe vajzash që janë bërë pjesë e mbledhjes së këtyre historive.