Qazim Kërtusha, artisti ku bashkohet skulptura me arkeologjinë
Profil artisti/
Qazim Kërtusha lindi në Durrës më 24 tetor 1952, ku ndoqi kursin e skulpturës në studion e skulptorit Sabri Tuçi. Në vitet 1970-’75 përfundoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura, për skulpturë monumentale.
“…Shprish ekuilibre, për të krijuar emocione të një mos dakortësie njerëzore, të një diversiteti që bën botën të lëvizi dhe e bën emocionin tënd, emocion të komunitetit”, përkufizon Kërtusha punën e tij.
Me një karrierë artistike prej gati 45 vitesh, ai është sot një ndër skulptorët më aktiv në Shqipëri. Krijimtaria e tij është në dru, gur, qeramikë, mermer, me tematika që variojnë në motive intime, kompozime, portrete, nudo dhe skulptura parku.
Ndiqni edhe videon informuese përmes linkut në ikonën më poshtë:
“Kërtusha s’bën kompromis as me veten”, janë shënimet e pedagogëve përgjatë ekspozitave të tij, teksa kolegët zgjedhin ta përkufizojnë veprën e tij më shënimin; “Ndershmëri profesionale”.
Për 37 vite Qazim Kërtusha ka punuar si restaurator në Muzeun Arkeologjik Durrës dhe ka marrë pjesë në disa prej zbulimeve më të rëndësishme arkeologjike në qytet.
Vitin e kaluar ai hapi në ambientet e Muzeut Arkeologjik Durrës ekspozitën e tij personale të gjashtë. Mes shumë veprave të tij si autor dhe bashkautor, renditet shtatorja e Aleksandër Moisiut në Vienë të Austrisë, shtatorja e Haxhi Zekës në Pejë, shtatorja e dëshmorit të UÇK-së në Kavajë, Indrit Cara, shtatorja e ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush në Fushë-Krujë, si edhe busti i dom Nikollë Kaçorrit, zëvendës-kryeministrit të qeverisë së pavarësisë.
Për më shumë ndiqni videon me veprat dhe rrëfimin e skulptorit e restauratorit Kërtusha.