Plagosje dhe viktima, biçiklistët e Durrësit lëngojnë për korsi
Kjo është seria e parë nga 3 video-dokumentar të shkurtër, me karakter gazetaresk, realizuar në kuadër të projektit “Lëviz për korsitë, pedalo i sigurt”, zbatuar nga Bicycle Durrës, me mbështetjen e Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Video-dokumentari i shkurtër prezanton vështirësitë e përdoruesve të biçikletës në qytetin e Durrësit, që shpesh herë përfshihen në aksidente me pasoja të lehta dhe deri në humbjen e jetës si pasojë e mungesës së infrastrukturës së dedikuar për biçikletat.
Statistikat e aksidenteve dhe rastet e fundit të humbjes së jetës të regjistruara në qytetin e Durrësit pasqyrojnë situatën e krijuar dhe nevojat emergjente për ndërtimin e infrastrukturës që lehtëson dhe rrit sigurinë e lëvizjes me biçikletë.
Producent dokumentari: Geri Emiri
Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP