Banorët rikthejnë ndriçimin, errësira nxitëse e pasigurisë dhe ngacmimeve seksuale

Kjo është video e tretë me karakter gazetaresk, nga një seri me tre të tilla, realizuar në kuadër të projektit “Qytete të sigurta për gratë dhe vajzat”, mbështetur nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Në video paraqitet aktiviteti i realizuar përgjatë 6 muajve të zbatimit të projektit, gjatë të cilit u zhvilluan takime me banorët e lagjeve numër 12 dhe 16, pranë Zonës së Stadiumit në Durrës. Gjatë projektit u projektuan 2 video-dokumentarë në sheshin pranë stadiumit dhe Bashkia Durrës ndërhyri duke zëvendësuar llambat e dëmtuara në një segment të rrugës “Mujo Ulqinaku”.

2 video-dokumentarët analizuan punët publike, duke zbuluar fakte ekskluzive që lidhen me ndryshimin e destinacionit të fondit për ndriçimin dhe abuzime me paratë publike, në projekte të caktuara që lidhen me infrastrukturën.

Sulmet dhe ngacmimet seksuale u ilustruan përmes rrëfimeve eksluzive nga viktimat, si edhe të dhënave të marra nga policia dhe prokuroria, që sipas njohësve të fushës janë fenomene që nxiten edhe nga mungesa e ndriçimit. Gjithashtu banorët dëshmuan se si pasojë e mungesës së ndriçimit kanë rënë pre e ngjarjeve kriminale.

Producent dokumentari: Geri Emiri

Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP.