Natë në Berat, qyteti i një mbi një dritareve

FOTOGALERI/

Berati u përket qyteteve ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P. Kr., si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea. Shekuj më vonë, sipas Wikipedias, kur qyteti u pushtua nga bullgarët në shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë.

Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij.

Në datën 8 Korrik te vitit 2008, Berati u rregjistrua në Listën e UNESCO-s. Ai u vlerësua si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike Osmane. Berati, sipas Unesco-s është dëshmimtar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve.

“Amfora.al” sjell përmes lentes magjinë e peizazhit të Beratit në mbrëmje.