Këshilli Britanik në Shqipëri fton producentët kreativë në trajnimin online falas
Këshilli Britanik në Shqipëri publikon fillimin e thirrjes së hapur për pjesëmarrje në programin për trajnimin e producentëve kreativë. Ftohen kandidatët nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) që t’i dorëzojnë aplikimet e tyre deri më 22 nëntor 2021. Gjithsej 20 producentë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ftohen të marrin pjesë në program.
Programi për trajnimin online dy-javor falas është dizenjuar që t’i zhvillojë produksionet krijuese si profesion dhe praktikë të mirë artistike në të gjitha vendet e përfshira dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Këshilli Britanik dëshiron që t’i motivojë producentët e rinj krijues dhe ta inkurajojë eksperimentimin artistik dhe punën me forma të ndryshme artistike.
Pjesëmarrësit në program do të fitojnë aftësi për të dizenjuar ide kreative projektuese dhe do të mësojnë se si ta transmetojnë në mënyrë më efektive idenë e tyre tek publiku i synuar dhe palët e interesuara. Ata gjithashtu do të mësojnë se ku, kur dhe si do të zhvillohet realizimi praktik. Idetë më të mira projektuese do të marrin mbështetje financiare dhe mentorim.
Fasilitatori i programit është kompania prodhuese artistike dhe kreative Curated Place nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është e specializuar për programe publike ndërkombëtare, instalacione të mëdha publike, vepra origjinale, zhvillim të artistëve, strategji muzikore, ngjarje dhe shpërndarje të qëndrueshme të prodhimit.
Nëse janë të interesuar të marrin pjesë në program, kandidatët duhet ta plotësojnë formularin e aplikimit në ueb-faqen e Këshillit Britanik deri më 22 nëntor të vitit 2021 në orën 23:59. Përzgjedhja e aplikimeve do të shpallet më 6 dhjetor të vitit 2021.
Për pyetje dhe informacione shtesë për mediat, kontaktoni me Stefan Jokanoviq në stefan.jokanovic@britishcouncil.org
Këshilli Britanik është organizatë ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është e dedikuar në marrëdhëniet kulturore dhe mundësitë arsimore. Ne ndihmojmë në krijimin e një atmosfere miqësore gjatë zhvillimit të bashkëpunimit dhe forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera. Synojmë të japim kontribut pozitiv drejt zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera dhe të bëjmë ndryshim në jetën e njerëzve përmes krijimit të mundësive, duke u lidhur dhe duke ndërtuar besim. Punojmë në mbi 100 vende të botës në fushën e artit dhe kulturës, gjuhës angleze, arsimit dhe zhvillimit të shoqërisë civile. Çdo vit arrijmë deri në mbi 20 milionë njerëz përmes ngjarjeve tona dhe deri në mbi 500 milionë njerëz përmes kanaleve dhe mediave online.
Këshilli Britanik e ndërlidh rajonin e Ballkanit Perëndimor me modelet e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar në fushën e industrisë krijuese dhe mbështet individë dhe institucione në zhvillimin e ofertave kulturore. Përmes artit, Këshilli Britanik bashkëpunon çdo vit me mbi 7.000 profesionistë dhe liderë të artit dhe kulturës, duke arritur audiencë prej 350.000 njerëzish në terren dhe 1.5 milion të tjerë përmes kanaleve të ndryshme onlajn dhe mediave tradicionale.
Curated Place është kompani prodhuese artistike dhe kreative, e cila është e specializuar për programe publike ndërkombëtare, instalacione të mëdha publike, vepra origjinale, zhvillim të artistëve, strategji muzikore, ngjarje dhe shpërndarje të qëndrueshme të produksionit. Ajo planifikon, zhvillon, shpërndan, menaxhon dhe shet vepra të mëdha artistike dhe muzikore, festivale, ekspozita dhe ngjarje, të cilat përfshijnë edukim dhe aktivitete në terren me realizim kreativ të cilësisë së lartë. Duke e përdorur kulturën si një shtytës ekonomik dhe social, ajo fokusohet në punën jashtë hapësirave tradicionale, me qëllim që ta maksimizojë ndikimin e praktikës krijuese dhe teknologjive kur nga një hapësirë bosh krijon hapësirë të përshtashme për art dhe e angazhon në mënyrë afatgjate audiencën. Curated Place ka realizuar me sukses projekte në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe në rajonin Nordik, duke punuar krah për krah me agjenci vendore, tregtare dhe qeveritare, si dhe në komunitetet ku edhe ne vetë i realizojmë aktivitetet tona.