Guida çiklistike, risia në Durrës për ndërtimin e korsive të biçikletave

Kjo është seria e tretë nga 3 video-dokumentar të shkurtër, me karakter gazetaresk, realizuar në kuadër të projektit “Lëviz për korsitë, pedalo i sigurt”, zbatuar nga Bicycle Durrës, me mbështetjen e Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Përgjatë projektit u realizuan 2 video-dokumentar me karakter investigativ, që pasqyruan pasojat për jetën e përdoruesve të biçikletës në mungesë të korsive të dedikuara. Dhjetëra biçiklistë humbën jetën si pasojë e mungesës së infrastrukturës.

Gjithashtu u analizuan investimet e Bashkisë Durrës, duke zbuluar abuzime me cilësinë e punimeve dhe përdorimin e fondeve publike. Video-dokumentari i tretë pasqyron aktivitetet e “Bicycle Durrës” përgjatë 9 muajve, ku realizuan 10 pedalime me karakter sensibilizues e ndërgjegjësues.

Ata krahas projektimit të video-dokumentarëve në sheshet kryesore të qytetit, zhvilluan një anketim “online” me 444 përdorues biçiklete, qytetarë dhe biznese, për të mësuar për nevojat e tyre mbi infrastrukturën e biçikletave.

Video analizon guidën çiklistike, që vjen për herë të parë në Durrës përmes arkitektëve dhe urbanistëve të pavarur që realizuam një studim mbi rrugët e qytetit dhe mënyrën se si mund të ndërtohen korsitë dedikuar biçikletave.

Realizuar për: Bicycle Durrës

Producent dokumentari: Geri Emiri

Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109