Gjysmëfinalet e “playoff”-it në basketboll për meshkuj, “Teuta Basket” realizon fitoren e parë ndaj Apolonisë
Pas një sezoni të gjatë dhe intensiv në superligën e basketbollit shqiptar për meshkuj, ka nisur faza e gjysmëfinaleve të “playoff”-it. Teuta Basket dhe Besëlidhja e Lezhës, janë dy skuadrat që fituan sfidat e para gjysmëfinale, duke hedhur kështu hapin e parë drejt finaleve.

Ilustrimi me pikët nga rezultati i ndeshjes
Teuta Basket ka marrë epërsinë në seri me rezultatin 83-82 pikë përballë Apolonisë, në ndeshjen e luajtur së fundmi në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës dhe kryeson me rezultatin 1-0.
Një ndeshje e luajtur fort deri në çastet e fundit solli fitoren e djemve të detit edhe pse me një rezultat të ngushtë. Ndonëse ekipi fierak synonte surprizën, nuk ja doli përballë ekipit të Teutës, që nuk hoqi dorë deri në momentet e fundit të ekipit, duke treguar edhe një herë shpirtin e garës, përgatitjen sistematike dhe pasionin.
Dy gjuajtjet e lira të basketbollistit Powll, më i miri i takimit me 28 pikë dhe 13 pikë nga Rebound i dhanë fitoren ekipit. Një tjetër përballje u luajtur ishte ajo në Asllan Rusi, ku Besëlidhja fitoi 78-65 pikë ndaj Vllaznisë.
Ndeshja e radhës për ekipin e qytetit të Durrësit, Teuta Basket, do të jetë të dielën në Fier. Kujtojmë se në finale shkon skuadra që fiton 3 nga 5 përballjet gjysmëfinale.