Finalja e parë e “play-off” në basketboll, zhvillohet ndeshja Besëlidhja-Teuta
Superliga e Basketbollit për Meshkuj për edicionin 2024-2025 ka arritur në fazën finale. Ndeshja e parë e “play-off” është luajtur mes dy skuadrave që në këtë superligë ja dolën të ishin në finalen e madhe, Besëlidhja e Lezhës dhe Teuta e Durrësit.

Pamje nga ndeshja e zhvilluar mes Besëlidhjes dhe Teutës. Foto: Media Amfora
Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, është luajtur mbrëmjen e së enjtes ndeshja e parë e serisë së finaleve mes Besëlidhjes dhe Teuta Basket, e cila ka përfundur me rezultatin 132-68.
Ndeshja mes dy skuadrave ishte e fortë, të cilat arritën që të shkojnë deri në finale për titull. 11 lojtarët e Besëlidhjes shënuan në koshin durrsak, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Grazhdani me 21 pikë, e Garrick me 20 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të kësaj skuadre.
Ndërsa finalja e dytë mes dy skuadrave parashikohet të jetë në ditët në vijim. Ashtu sikurse në sezonin e kaluar, Teuta në këtë përballje të madhe për titullin kampion është me Besëlidhjen.
Për Teutën Basket është hera e gjashtë në 7 edicionet e fundit që luan në finalet “play-off”, pa llogaritur kampionatin e anuluar në kohën e pandemisë, ku “Djemtë e Detit” ishin në krye të klasifikimit.
Durrsakët fituan me ndeshjen e zhvilluar më 20 prill kundër Apolonisë, me rezultatin 66-69 në gjysmëfinalen e katërt të “play-off”-it, duke e mbyllur serinë 3-1 me ndeshje, e duke mbërritur drejt titullin kampion.