Bëje botën portokalli!

“Zëri i Kulturës” / Episodi 11

Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës.

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në Durrës u dhanë mesazhe ndërgjegjësuese përmes një ekspozite arti, me në qendër luftën dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

15 artistë të qytetit u bënë bashkë në ekspozitën e çelur më 1 dhjetor në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia”. Veprat e ekspozuara, me në qendër vajzat dhe gratë i përkasin artistëve: Alketa Tragaj Myshketa, Elio Bajramaj, Aseli Kryemadhi, Bledar Kurti, Bajram Sallaku, Marjana Goxhabelliu, Arben Kristani, Shpresa Milaq Bajko, Dorina Sula, David Kryemadhi, Florian Bregu, Jonil Çelo, Franc Priska dhe Antonin Gjeluci.

Ngjyra portokalli e përdorur gjatë fushatës simbolizon një të ardhme më të ndritshme dhe pa dhunë. Në Durrës aktivistet e të drejtave të njeriut evidentuan shtimin e rasteve të dhunës gjatë pandemisë së COVID-19, ndërsa të dhënat për kërkesat për urdhër mbrojtje, të depozituara në Gjykatën e Rrethit Durrës dëshmojnë rritje të shifrave të dhunës në familje gjatë viteve të fundit.

Ekspozita u mundësua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë Durrës dhe Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të fushatës vjetore ndërkombëtare që nis më 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 Dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut.

Për më shumë dëgjoni podcast-in e zhvilluar me nënkryetaren e prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Znj. Clarisse Pásztory dhe me një pjesë të artistëve pjesëmarrës në ekspozitë.

Autor: Geri Emiri
Producente Podcast-esh: Livia Kreko

Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109