“Artizani i dritës”: Ekspozohet arkivi i mjeshtrit të fotografisë, Esat Hafizi
Një ekspozitë me fotografi, video dhe instalacione solli një pjesë të arkivit të mjeshtrit të fotografisë durrsake, Esat Hafizi. Ajo nxorri në pah vlerat e historisë dhe trashëgimisë kulturore qytetare të Durrësit.

Foto nga ekspozita kushtuar Esat Hafizit. Foto: Media Amfora
Mbrëmjen e 26 marsit në galerinë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, u organizua ngjarja kulturore kushtuar mjeshtrit të fotografisë durrsake, Esat Hafizit.
Kuratoret Antigoni Suli-Gjergji dhe Kiti Hafizi, në bashkëpunim me Qendrën Muzeore Durrës dhe me “Casa Museo”, sollën për pjesëmarrësit ekspozitën e titulluar, “Artizani i Dritës – Gjurmë në kohë përmes lentes së Esat Hafizit”.

Ekspozita e titulluar, “Artizani i Dritës – Gjurmë në kohë përmes lentes së Esat Hafizit”, solli fotografi, video dhe instalacione, por edhe prezantimin e arkivit të çmuar të mjeshtrit durrsak të fotografisë.
Kjo ngjarje kulturore nxjorri në pah vlerat e historisë dhe trashëgimisë kulturore qytetare të një prej emrave më të njohur të artit të fotografisë në qytet, por edhe më gjerë.