Arkeologjia mikpret performancat e të artistëve të rinj nga Europa dhe Mesdheu

VIDEO/

Dita e fundit e edicionit të 18-të “Mediterranea”, me artistë të rinj nga Europa dhe Mesdheu, i mbylli aktivitetet në qytetin e Durrësit me performanca, muzikë dhe video, në Muzeun Arkeologjik Durrës.

Bienalja solli në Shqipëri 230 artistë, regjisorë, shkrimtarë, arkitektë, performues, muzikantë, artistë pamor, nga mosha 18 deri në 34 vjeç, që paraqitën punime në fushën e arteve pamore, arteve të aplikuara, filmit, muzikës, performancës dhe letërsisë kreative.

Projektet e artistëve u përqendruan në temën “Shtëpia”, ideuar nga drejtori artistik, Dritan Zeneli, i cili e shprehu atë në katër elemente, që janë: Historia + Konflikti + Endrra + Dështimi = Shtëpi.

Bienalja u zhvillua në datat 4-9 maj dhe u organizua nga ministria e Kulturës, në bashkëpunim me bashkinë Tiranë, Durrës dhe promovuar nga Biennale des jeunes créateurs de l’Europe et de la Méditerranée (BJCEM – Bienalja e Artistëve (Krijuesve) të Rinj nga Europa dhe Mesdheu).

 

 

 


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109