A e përjetuat mungesën e ujit këtë verë?! 

Këtë sezon veror shumë zona të vendit u përballën me mungesë të zgjatur të ujit të pijshëm dhe mijëra familja u detyruan të përshtaten me orare të kufizuara furnizimi. Amfora kërkon të mësojë eksperiencën tuaj si banorë apo turistë për mungesën e ujit në Shqipëri.

Grafikë ilustruese nga Amfora

Vera e këtij viti solli temperatura rekord nxehtësie dhe periudha të gjata thatësire, duke e bërë edhe më të vështirë mungesën e furnizimit me ujë për mijëra familje në të gjithë vendin.

Në shumë lagje furnizimi me ujë të pijshëm u mundësua vetëm për pak orë në ditë, ndërsa në disa zona mungoi për ditë të tëra. Për të kuptuar më mirë sesa e përhapur dhe e rëndë ka qenë kjo situatë, ne kemi nevojë për të mësuar historitë dhe dëshmitë tuaja.