“Rikthe buzëqeshjen për festa”, të rinjtë ndihmojnë familjet në nevojë

Një natë përpara ndërrimit të viteve, të rinjtë në qytetin e Durrësit me moton “Rikthe buzëqeshjen për festa”, i erdhën në ndihmë familjeve në nevojë, duke i dhuruar ushqime dhe veshje, për të kaluar të gëzuar natën e ndërrimit të viteve.

Për rreth 15 familje në zonën e ish-Kënetës, Shkozetit, Lagjes 18 dhe Spitallës, u shpërndanë më datë 30 dhjetor 2018, disa pako me ushqime dhe veshje. Në fokus ishin fëmijët, të cilëve ju dhuruan lodra të ndryshme, duke i rikthyer buzëqeshjen në këtë atmosferë festash.

Të rinjtë falenderuan të gjithë qytetarët dhe bizneset që ju përgjigjën thirrjes së tyre, duke dhuruar tek familjet në nevojë shpresë dhe ngrohtësi. “Si çdo fundvit grupi rinor i Durrësit, i është bashkuar kauzës që të ndihmojmë personat në nevojë ekonomike”, tha Sajmir Muhametaj, një prej të rinjve që ishte pjesë e aktivitetit.

Nisma e bamirësisë u ndërmor nga grupimet rinore jofitimprurëse, “Bicycle Durrës” , “Lëvizja Reago për Drejtësi” dhe projekti “Durrësi Aktiv për një bregdet të pastër”, mbështetur nga Lëviz Albania. Aktivitetin e mbuloi mediatikisht Amfora.al


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109