“Dhuro ngrohtësi për fundvit”, të rinjtë në ndihmë të familjeve në nevojë

Të rinjtë në qytetin e Durrësit me moton “Dhuro ngrohtësi për fundvit”, i erdhën në ndihmë familjeve në nevojë duke ju bashkuar me ushqime dhe veshje, për të kaluar të gëzuar natën e ndërrimit të viteve dhe për të nisur me shpresë vitin e ri 2018.

Për rreth 18 familje në zonën e ish-Kënetës, Shkozetit, Lagjies 18 dhe Spitallës, u shpërndanë me datë 30 dhjetor 2017, rreth 600 kg ushqime.

Familjet në nevojë u ndihmuan me një paketë që përfshinte: 1 kuti me ushqime; 1 kuti me detergjentë; 2 pako me fruta; 1 ëmbëlsirë; 1 thes miell (vetëm për 10 familje) dhe rroba e veshmbathje.

Nisma e bamirësisë u ndërmor nga organizatat jofitimprurëse “Reflect & Act Organization”, “Lëvizja Reago për Drejtësi”, “Bicycle Durrës” dhe “Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Durrës”.

Mbështetës mediatik në këtë nisëm bamirësie ishte Amfora.al

 


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109