Aktivizmi për arkeologjinë përballë “Kodit të Heshtjes” së autoriteteve 

“Kult Kast” – Emisioni 2.

Monumenti “Muret e Portës” në Durrës është një rast unik në Shqipëri, që nga njëra anë gëzon statusin më të lartë të mbrojtjes ligjore dhe nga ana tjetër u shkatërrua pjesërisht përmes një aktiviteti të miratuar nga Kuvendi në formën e koncesionit.

Ai përbëhet nga një kullë katërkëndore dhe një linjë muri fortifikues, por pikërisht në pjesën më simbolike të tij, aty ku dikur gjendej hyrja e kuruar me qemer, u shkatërrua qëllimisht në dhjetor të vitit 2021. 

Amfora zbuloi në atë kohë se u rrafshua gati gjysma e monumentit që gjendet në Porto-Romano, gjatë punimeve për ndërtimin e një porti hidrokarburesh, nga “Shoqëria Koncesionare Porti MBM (Multi Buoy Mooring)”. Ngjarja ndodhi teksa kompania po hetohej nga Prokuroria e Durrësit nëse kishte dëmtim të monumentit – teksa ajo e shkatërroi pjesërisht atë. 

“Kult Kast” – Video-seria 2

Aktivisti Heldi Kodra, rrëfeu përmes videos më lart që teksa përfundonte gjimnazin nisi të advokonte për këtë kauzë, duke vendosur në dijeni autoritetet në Shqipëri, përfshirë zyrtarët publik, të cilët nuk reaguan si të kishte një “Kod Heshtje”, duke mos ndërhyrë për të zbatuar ligjin. Reagimet e vetme të qenësishme erdhën nga organizatat ndërkombëtare.

Ekipi realizues:  

Ideja dhe moderimi: Geri Emiri;
Video-produksioni: Arlind Veshti;
Ndihmoi: Ekipi i Medias Amfora.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109