Zhvillimi Urban i Durrësit në tre periudha historike

Antikiteti – Mesjeta – Periudha Otomane

Qyteti i Durresit ka lëvizur nga Veriu drejt Jugut, duke u spostuar si pasojë e kënetëzimit të lagunës së brendshme dhe përmbytjeve të shumta që duhet të kenë mbuluar tokat lindore te qytetit. Shtrirjen më të madhe urbane e ka pasur gjatë periudhës romake.

Rruga “Aleksandër Goga” ishte “cardo” i qytetit romak dhe rruga e trenit ishte “decumano“. Gjatë kësaj periudhe qyteti njohu nje miks social, politik dhe ekonomik, ndryshe nga kolonizimi helen që ishte i shkëputur nga popullsia lokale.

Romakët zhvilluan sistemin morfologjik urban më parë dhe më pas ndërtuan mbi to vila dhe pallate, për të varfër dhe të pasur, të gjithë në një qytet.

Sot kjo trashëgimi historike dhe gjeografike e qytetit është më e qartë se kurrë, megjithëse se autorë të ndryshëm shqiptar e jo vetëm, e njohin “Dyrrachiumin romak” poshtë atij turk – çka nuk është e vërtetë.

Amfiteatri ishte zgjatim i “cardios” dhe si godinë argëtimi shtrihej në zgjatimet e këtij segmeti rrugor. Nëse dikush do të kërkonte gjurmët e bibliotëks dhe të cikut romak, pikat nga ku do të duhet nisur janë ato të ekstremit të kundërt të “cardios”, pra afërsisht tek “Varrezat e vjetra”.

Gjatë mesjetës qyteti do humbi gjysmën e territorit si pasojë e tërmetit dhe u limitua deri tek rruga mbrapa postës së sotme (“Rruga e Madhe”, në 1928).

Foto në krye: Hartë krahasuese e transformimit të territorit të qytetit në 3 periudha, antikiteti, mesjeta dhe Periudha Otomane. Përgatiti: Dr. Artan Kacani

Pra krahu jugor i faqes urbane të “decumanos” me lagjet Varosh i Poshtëm, ose Kumini, apo “Exo-Bazar”. Sot të dy këto krahë të rrugës do të dëshmojnë për banesa plot me mozaikë dhe të një rëndësie kyçe për vendndodhjen dhe qëndërsinë e qytetit.

Qyteti Osman do të jetë më i vogël në rrethim, por jo në shtrirje urbane. Fortifikimi osman mbahej në sajë të një seri avampostesh, llogoresh dhe postoblloqesh në të dalë të mureve dhe personat që jetonin jashtë mureve ishin ose komuniteti egjiptian, tek ish-materniteti ose familje ushtarakësh, që luanin rolin e mbrojtjes. Ndërsa popullsia urbane qëndronte brenda mureve.

Muret mbrojtëse do të humbasin rëndësinë ushtarake në të gjithë botën me lindjen e aeronautikës. Sot ato janë një trashëgimi urbane e qytetit akoma të paeksploruara.

________

Kjo përmbajtje është përgjegjësi e autorit të cituar në shkrim dhe jo e redaksisë sonë. Artikulli është publikuar në kategorinë “Blog”, një hapësirë mendimi e pavarur nga redaksia e Medias Amfora. Ne synojmë të nxisim profesionistët, dashamirësit e trashëgimisë kulturore dhe jo vetëm, të kontribuojnë me shkrime dhe mendime mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës, duke krijuar vlerë në informimin e publikut.  Krijoni profilin tuaj dhe postoni artikuj në faqen e Medias Amfora. Për më shumë ndiqni videon udhëzuese duke klikuar KËTU. Për çdo sugjerim, kritikë apo ankesë mbi këtë përmbajtje, ju lutemi na shkruani në emailin: ankesa@amfora.al

Foto në krye: Hartë krahasuese e transformimit të territorit të qytetit në 3 periudha, antikiteti, mesjeta dhe Periudha Otomane. Përgatiti: Dr. Artan Kacani.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109