Zbulimi i vendbanimit palafit më të hershëm në Evropë dhe bujqit e parë në kontinent

“Kult Kast” – Emisioni 3.

Ndërtimet palafite janë ato që ngriheshin mbi ujë dhe buzë liqeneve në periudhën Prehistorike. Zbulimi arkeologjik me vendbanimin më të hershëm në Evropë, referuar metodave të studimit shkencor, është ai që u gjet nënujë në bregun shqiptar të Liqenit të Ohrit.

Këto vendbanime të Periudhës së Neolitit datohen 8000 vjet më parë dhe i përkasin sitit arkeologjik “LIN 3” dhe kanë vijuar të ndërtohen përgjatë 2000 viteve.

“Kult Kast” – Video-seria 3

Arkeologu i vetëm nënujor në Shqipëri, Dr. Adrian Anastasi, shpjegoi se si së bashku me ekipin e tij dhe të kolegëve të huaj, kanë zbuluar fakte të reja se vendbanimet pranë Liqenit të Ohrit i përkasin periudhës kur popullsitë në Evropë nisën të shfrytëzojnë bujqësinë si përparësi për jetesën e tyre.

Ekipi realizues:  

Ideja dhe moderimi: Geri Emiri;
Video-produksioni: Arlind Veshti;
Ndihmoi: Ekipi i Medias Amfora.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109