Zagoria e humbur: Shkatërrimi i Urës së Hoshtevës

Shkatërrimi i Urës së Hoshtevës në Gjirokastër, ka krijuar një boshllëk në shpirtin e banorëve që morën kujën pas rënies së saj. Një elegji popullore është e vetmja që ka mbetur nga ura, pasi autoritetet shtetërore nuk kanë ndërmarrë veprime për ringritjen apo zëvendësimin e një prej simboleve të Zagorisë.

Gjurma e mbetur e Urës së Hoshtevës. Foto: Media Amfora

Më 4 shkurt të vitit 2018, shqiptarët panë si kurrë më parë, një mort për përcjelljen e urës së fshatrave Lliar-Hoshtevë, përjetësuar tashmë në elegjinë popullore të titulluar, “Pika e lotit u kthye lumë”, e Kristaq Shabanit.

Si një nga simbolet e Zagorisë, Ura e Hoshtevës dhe të tjera aty pranë u ndërtuan nga Ali Pasha, si një borxh që ja kishte zagoritëve që e strehuan në mal kur e ndiqnin për ta vrarë, ende pa u bërë pashai i madh që e njohim të gjithë sot.

Video-reportazhi “Në rrënjë” – Episodi 2

Thirrjet dhe njoftimet e banorëve ndër vite për degradimin e urës, ranë në vesh të shurdhër, aq sa tragjikisht ura u lëshua në tokë në vitin 2018, ironikisht pasi ish-ministrja e kulturës dhe deputetja e zonës, Mirela Kumbaro, një muaj para ngjarjes garantoi restaurimin e saj dhe sipas ekspertëve që dërgoi, “urën nuk do e gjente gjë” përgjatë atij dimri.

Ekipi realizues:  

Poducent dhe narrator: Geri Emiri;
Video-produksioni: Arlind Veshti;

“Urat që Trashëgohen”

Ky artikull është pjesë e ciklit “Urat që Trashëgohen”, që synon dokumentimin dhe ekspozimin e urave historike, të atyre që kanë statusin monument kulture në vendin tonë dhe që ndër vite janë tjetërsuar, dëmtuar apo shkatërruar.