Xhamia e Pazarit në Gjirokastër

Media Amfora i uron të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin!

Lutemi për agjërim të pranuar për ata që sakrifikuan ushqimin dhe pijen përgjatë një muaji në shenjë adhurimi ndaj Zotit dhe urojmë për kujdes më të shtuar ndaj arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës.

_____

Xhamia e Pazarit në Gjirokastër

E njohur edhe si “Xhamia e Memi Beut”, ajo është ndër tri xhamitë e fundit të shekullit XVIII, e ngritur në mes të çarshisë së vjetër (pazarit të qytetit). Ajo mori statusin monument kulture në vitin 1973 dhe i shpëtoi aksionit të shtetit komunist për shembjen e objekteve të kultit. Në Gjirokastër 12 nga 13 xhamitë që kishte zona u shkatërruan gjatë kësaj periudhe.

E restauruar vitet e fundit, ajo ka formë tetë këndore dhe përbëhet nga një minare. Ajo u ndërtua për herë të parë në shekullin XVII, por u dogj nga zjarri një shekull më vonë.  Hyrja për në minare ka 99 shkallë dhe përfaqëson 99 emrat e Zotit në Kuran.  

_______

*Foto në krye: Xhamia e Pazarit në Gjirokastër. Foto: Media Amfora


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109