Resorti në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir

Projekti për ndërtimin e një resorti në Plazhin e Pasqyrave ka krijuar pasiguri për dhjetëra familje që prej vitesh kanë legalizuar banesat dhe bizneset e tyre. Banorët e fshatit Manastir pranë Ksamilit, pretendojnë se një “hartë e kuqe” e cila qarkullon në mënyrë informale, ka bllokuar legalizimet dhe investimet, ndërsa projekti turistik parashikon ndërhyrje që do të rrafshonin një pjesë të konsiderueshme të fshatit.

Banesat “Monument kulture”: Ekspertët dhe komuniteti mblidhen për sfidat dhe situatën aktuale

Pasditen e së mërkurës ekspertë, banorë dhe gazetarë u mblodhën në një bashkëbisedim të zhvilluar “online”, për të folur mbi banesat që gëzojnë statusin “Monument Kulture”. 13 arkitektë, pedagogë, inxhinier ndërtimi, specialistë të trashëgimisë kulturore, përfaqësues të institucioneve të kulturës, gazetar, banorë dhe pronarë të banesave me status “monument kulture”, referuan dhe diskutuan për mundësitë … Continued

Sa të rrezikuara janë banesat “monument kulture” në Shqipëri?

Media Amfora fton pronarët/ banorët e shtëpive të listuara si monumente kulture, por edhe ekspertët apo restauruesit, si edhe vizitorët, që të ndajnë shqetësimet e tyre në lidhje me rrezikun që u kanoset këtyre banesave të trashëgimisë kulturore. ————- Media Amfora dëshiron të dëgjojë pronarët dhe banorët e shtëpive të listuara si monumente kulture në … Continued