“Rikualifikimi urban” i Vlorës u realizua mbi gjetjet arkeologjike
Rrënojat e një xhamie, struktura arkeologjike dhe fragmente qeramike ishin disa nga zbulimet që dolën në dritë gjatë projekteve për rikualifikimin urban të Vlorës, të cilat megjithëse kushtuan disa miliona euro sollën shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.