Mbi 950 milionë lekë për mbetjet në Durrës, protestë në Spitallë për grumbullimin pranë banesave

Banorët e Spitallës protestuan të enjten dhe denoncuan se prej vitesh jetojnë mes erës së rëndë dhe mbetjeve të grumbulluara pranë banesave të tyre, në ish-Parkun e Autobusëve. Hapësira është kthyer në një “vendgrumbullim” provizor, megjithëse Bashkia Durrës ka në buxhet mbi 950 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve dhe sipas parashikimeve, duhej të kishte ndërtuar një stacion transferimi.

“The Albanian Files” në SPAK, aktivistët kërkojnë hetim për projektet e ndërtimit

Një grup aktivistësh dorëzoi në SPAK librin “The Albanian Files: Freedom and Architecture”, duke kërkuar hetimin e vendimmarrjeve që, sipas tyre, lidhen me projektet e mëdha të ndërtimit dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura. Sipas aktivistëve, libri përmban të dhëna që ngrenë dyshime mbi mënyrën e miratimit të disa prej këtyre projekteve.

Revolta e Kakomesë u paketua në “X” si protestë kundër Familjes Trump

Postime virale me narrativa kundër Familjes Trump, komente në rusisht dhe përmbajtje të shpërndara nga profile anti-izraelite dhe anti-elitare u përhapën me shpejtësi në rrjetin social “X” pas revoltës në Kakome. Konflikti lokal mbi pronësinë dhe aksesin në plazh u transformua në një histori globale kundër familjes presidenciale amerikane dhe i nxjerrë nga konteksti real i protestës.

Diaspora mbërrrin me rrugë tokësore për protestën antiqeveritare në Tiranë 

Dhjetëra shqiptarë nga diaspora mbërritën këtë të shtunë në Shqipëri për t’iu bashkuar protestës antiqeveritare të organizuar në Tiranë, e cila shënon ditën e 21-të të mobilizimeve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike në vend. Ata mbërritën në shqipëri me automjete përmes Shkodrës, ndërsa të tjerë kanë lajmëruar se do të mbërrijnë me avionë.

Unaza e Durrësit protesta për shpronësimet, punimet pa monitorim arkeologjik

Banorët e një rruge në Durrës kundërshtojnë vlerat e shpronësimit për projektin e unazës, pasi dëmshpërblimi nuk u siguron një banesë tjetër dhe procesi është shoqëruar me mungesë konsultimi. Ndërkohë, investimi zbatohet në zonë me potencial të lartë arkeologjik, pa monitorim gjatë punimeve.

Shpallje e gjendjes së emergjencës, protesta e radhës në Durrës

Në Durrës u zhvillua protesta e radhës në reagim ndaj përmbytjeve që prej disa ditësh kanë prekur zona të ndryshme të qytetit. Protestuesit kërkuan shpalljen e gjendjes së emergjencës, thellimin e hetimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme institucionale për përballimin e situatës.

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Velierën në Durrës si “vepër të bukur urbane”, ndërsa projekti ka kushtuar rreth 10 milionë euro dhe mbetet simbol i betonizimit të qytetit bregdetar. Ndërtimi i kontestuar shkaktoi protesta pas dëmtimeve të trashëgimisë arkeologjike pranë Kullës Veneciane, duke e lënë Durrësin me një plagë të hapur mbi historinë e tij.