Nën çatinë e Tedeskinëve, aty ku historia nuk pushon së jetuari

Në banesën më të vjetër të Durrësit, çdo copëz e saj ende ruan gjurmët e historisë. Aty ku dikur u ngrit Konsullata Austriake, farmacia e parë që shpërndante ilaçe falas dhe stacioni i parë meteorologjik i qytetit bregdetar, historia nuk ka mbaruar – ajo ka zgjedhur të jetojë.

Lagjja Varosh dhe banesa e Familjes Nushi në Durrës

Banesa e Familjes Nushi përfaqëson një etapë të rëndësishme të tranzicionit urban e shoqëror të Durrësit në fund të shekullit XIX. Të ndërtuara përtej mureve rrethuese, ato dëshmojnë lindjen e borgjezisë qytetare, ndikimet perëndimore dhe shkëputjen graduale nga mënyra gjysmë rurale e jetesës. Ky monument banimi mbetet një shembull tipik i trashëgimisë kulturore dhe identitetit qytetar të Durrësit.

Kalaja e Bashtovës, thesari i fshehur në fushën pranë Adriatikut

Duke ndjekur autostradën Durrës-Rrogozhinë, fshati Gosë i Kavajës është sinjali që duhet të marrësh djathtas, për të ndjekur rrugën e fshatit Vilë-Bashtovë. Veturat përballë ecin zig-zag në rrugë. Të udhëtuarit me biçikletë të mbron nga shoferët “e dehur nga rruga”! Ka rreth 6 vite që ajo e ka njohur asfaltin, por ai shpejt i kërkoi … Continued