Grupimi “Bicycle Durrës” nderohet me titullin “Mirënjohja e Qytetit”

Mbrëmjen e së hënës grupimi qytetar “Bicycle Durrës” u nderua me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, nga Shoqata Durrësi Autokton. Kryetari i shoqatës, Abdulla Deliallisi, çmoi angazhimin e të rinjve në krijimin e një komuniteti për përdoruesit e biçikletës në qytet dhe angazhimin për krijimin e infrastrukturës së nevojshme. “Për kontributin në krijimin e një grupi … Continued

Orikumi antik, “ishulli arkeologjik” i kërcënuar nga ushtria dhe piratët!

*Autor: Geri Emiri | Porta Vendore | Vlorë Në rrugën përbri plazhit të Orikumit, syri të rrok nga Gadishulli i Karaburunit deri në Vlorë. Rruga panoramike ndërpritet nga një portë hekuri! Duket sikur të fton për lundrim detar. Përbri saj, në të dyja anët qëndrojnë dy fener, njëri jeshil dhe tjetri i kuq. Janë ata karakteristikët, që i orientojnë … Continued

Zbulimi arkeologjik u “gërrye” me ekskavator gjatë karantinës

*Gjatë periudhës së izolimit të imponuar nga pandemia e COVID-19, institucionet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore akuzohen se dështuan të monitoronin aktivitetin e sipërmarrjeve të ndërtimit në zonat me intensitetet të lartë arkeologjik – duke sjellë dëmtimin e gjetjeve arkeologjike.   Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Më 4 shkurt 2020, teksa po punohej në një “nyje komanduese” në … Continued

Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjatë punimeve të ujësjellësit

Autor: Geri Emiri | Porta Vendore | Durrës *Struktura arkeologjike dolën në dritë gjatë punimeve të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës (UKD) pranë prefekturës së qytetit, më 5 shkurt. Strukturat e evidentuara nga arkeologët janë identifikuar si të palëvizshme nga vendi. Sipas arkeologes Brikena Shkodra-Rrugia, zbulimi i strukturave në 3 metra thellësi dhe nga materiali i pranishëm në to, datojnë përafërsisht në … Continued

Mjetet dhe teknikat e raportimit të lajmit lokal

Ky publikim i dytë, edituar rishtazi dhe që vjen në formën e një manuali të shkurtër, synon të përmbledh disa prej karakteristikave të lajmit me interes lokal dhe teknikave që mund të përdoren për pasurimin e tij, në kushtet kur lajmi i shkurtër është shtuar ndjeshëm me praninë e medias online dhe thellimi në gazetarinë … Continued

Nga ABC-ja e gazetarisë tek hulumtimi

Ky publikim që vjen në formën e një manuali të shkurtër, synon të përmbledh disa prej karakteristikave të lajmit, duke drejtuar edhe drejt zhanreve të tjerë mediatik. Teknikat e hulumtimit orientojnë drejt lajmeve me interes lokal, në kushtet kur lajmi i shkurtër është shtuar ndjeshëm me praninë e medias online dhe raportimi përmes gazetarisë hulumtuese … Continued

Të rinjtë në Durrës aftësohen në teknikat e raportimit të lajmit

30 të rinj u trajnuan në qytetin e Durrësit, mbi procesin e shkrimit dhe raportimit të lajmit, duke u njohur edhe me qasjen hulumtuese. Në datat 12 dhe 13 dhjetor, studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe të rinj, u përfshinë në trajnimin me temë “Nga ABC-ja e gazetarisë tek hulumtimi”. Ai u realizua në … Continued

Qytetarët dhe arkeologët zbulojnë Durrësin e antikitetit të vonë

Autor: Geri Emiri | Porta Vendore | Durrës *Disa nga familjet durrsake kanë hapur dyert e shtëpive të tyre, duke i ofruar oborret arkeologëve, të cilët po zbulojnë detaje mjaft të rëndësishme mbi antikitetin e vonë të qytetit. Dashamirësia e durrsakëve mbi arkeologjinë dhe zbulimet e reja shkon deri aty sa ata pranojnë të japin pjesë nga oborret e shtëpive … Continued

Përmbytja nga shiu i gjeti të papërgatitura institucionet shtetërore

*Gjatë dy viteve të fundit katër institucione publike, mes të cilave edhe Biblioteka Kombëtare, u përmbytën kur uji depërtoi në bodrume duke shkaktuar miliona lekë dëme, ndërsa reshjet nxorën në sipërfaqe mungesën e  masave parandaluese. Autor: Geri Emiri | BIRN | Tiranë Në dhjetor 2017, Ministria e Kulturës në Tiranë shpenzoi rreth 1.3 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve për … Continued


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109