Parkimet nëntokësore rikthejnë fantazmën e rrafshimit të arkeologjisë në Durrës
Bashkia Durrës ka propozuar ndërtimin e 3 parkimeve nëntokësore, përfshirë një pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve, në një zonë ku janë dokumentuar struktura arkeologjike të periudhës romake. Megjithëse projekti ka avancuar, institucionet nuk kanë sqaruar ende se çfarë masash do të merren për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike gjatë ndërhyrjeve, duke rrezikuar rrafshimin e tyre.