Romani mesjetar i Florimontit

“Kultura në 1 minutë”/ Episodi 12

Eposi i Romanit të Florimontit u shkruajt në epokën e poemave epike dhe romaneve kalorësiake. Shkrimtari francez, Aimon de Varenes, shkroi në vitin 1188 njё nga veprat mё tё njohura dhe tё lexuara tё Periudhёs sё Mesjetёs, titulluar “Romani i Florimontit”.

Poema rrëfen jetёn dhe bёmat e Florimontit, djalit tё Edorias dhe Matakas, sundimtarit tё Dyrrahut nё shekullin e 4-ët Para Erës Sonë. Ajo spikat vlerat kalorёsiake tё kohёs pёrmes princit dyrrahas, i cili pёr nder dhe liri nuk ngurron tё luftojё kundёr gjigantёve, dragonjve dhe pёrbindshave.

Romani i shkruar nё vargje tregon edhe se si Florimonti u martua me Ramadonaplen, nga e cila lindi Filipi i Madh i Maqedonisё, babai i Aleksandrit tё Madh. Shkrimtari Enton Bido rrëfen përmes videos “Kultura në 1 minutë”, për bëmat dhe rezultatet e Florimontit në mbrojtje të populllit të Dyrrahut dhe Arbërisë.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar në krye.

________

Producent dhe narrator: Geri Emiri
Informacioni historik: Dorian Hatibi
Video-produksioni: Arlind Veshti

Kjo seri videosh informuese po zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet dhe opinionet e shprehura në video i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit”.

Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.

Referenca: 1. Jacques, Edwin: “Shqiptarёt”. Tiranё, 2000;
2. Ulqini, Hasan: “Legjenda e shën Hilarionit, Gjergj Elez Alisë, Florimontit dhe Sarisalltikut”.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109