Perandori nga Durrësi

“Kultura në 1 minutë” / Episodi 7

Anastasi i Parë u bë perandor i Perandorisë Romake të Lindjes në shekullin V (498-518) të Erës Sonë. Ai lindi në Durrës, në një familje aristokratёsh dhe shquhej për pamjen e tij.

Historiani bizantin Johannes Malalas e përshkruan si shumё tё gjatё, me flokё tё shkurtra, i pashёm, me fytyrё tё rrumbullakёt, me flokё dhe mjekёr tё thinjur. Atij ju ngjit nofka “Anastasi i Parë Dicorus” sepse njërin sy e kishte të zi dhe tjetrin ngjyrë blu.

Me tё marrё pushtetin, Anastasi reformoi menjёherё disa sektorё tё financave tё shtetit dhe të ushtrisë.

Pëveçse një reformator i madh, Anastasi I nuk e harroi qytetin e tij të lindjes, duke investuar në një sërë veprash publike, si përforcimi i mureve rrethuese dhe ndërtimi i forumit rrethor.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar në krye.

_________

Producent dhe narrator: Geri Emiri

Informacioni historik: Dorian Hatibi

Video-produksioni: Arlind Veshti

Kjo seri videosh informuese po zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet dhe opinionet e shprehura në video i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit”.

Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.

Referenca:

1. Malala, John. Chronicle: Libri 16; Pёrkthimi nga Elizabeth Jeffreys etj.; F. 220. Melburn, 1986.

2. Jacques, 1995, f. 172 dhe Smith, William: Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology. Vёllimi 1. Boston, 1849, f. 158-159.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109